MENU
klinika

Trashëgimia pellazgo-ilire

Dita e Verës, festë e të parëve tanë

14.03.2021 - 14:20

         Me kalendarin Julian, më 1 Mars dhe më 14, sipas atij Gregorian…

Dita e Verës –  kjo festë pagane, ka ritualin e saj, trashëguar brez pas brezi e ndoshta, për 24 shekuj me radhë. Në antikitet dedikimet i kushtohen perëndisë Diane, sot ato praktikohen për një jete me te mire te mbushur me gëzim, dashuri dhe begati.

Faik Konica, shkrimtari fin, arriti të shpjegojë shpirtin e Ditës së Verës, duke e përkufizuar: “Dita e Verës është dita ne te cilën stërgjyshërit tanë, kur skish lindur Krishterimi, kremtonin bashke me romaket ( ilirët ) dhe Pellazget e vjetër perëndite e luleve, te shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzëqeshur, e holle dhe e gjate si ne pikture te Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barre, shijon një qetësi, një lumturi te ëmbël. Në këtë gëzim stërgjyshërit tanë ndjenin një detyre, tu faleshin perëndive qe sillnin këto miresira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qe e quajnë Dita e Verës…”  Sipas shkrimtarit, kjo është një feste e vjetër e racës sonë. “Nuk i bëjnë dem njeriu, sjellin gëzim te kulluar ne shtepi. Ne një vend ku jeta e te vegjëlve është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kane një rast te rralle për t’u dëfryer. Për me te mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike, te holle e te rralle…”, shkruan Konica.

 

Dita e Verës festë e të gjithë ilirve autoktone. Vetem pellazget-ilire e kishin kultin e diellit, si feste qendrore e kultit te diellit (DITA E DIELLIT) është një festë e lashtë pellazge-ilire te te parve tane. Kjo ditë shënon rigjallërimin e natyrës dhe ngazëllimin e shpirtit njerëzor. Ajo është festë ilire e trashëguar nga te paret pellazge ilire, në veçanti nga qytetarët (qendrat e mëdha të banuara) dhe festohet më 14 mars.

Pse dita quhet Dita e Verës, kur në fakt, festivali është pranveror?

Kjo ndodh sepse në kalendarin diellor pellazgo-ilir ka vetëm dy stinë, Verë dhe Dimër dhe nisin me barasnetët (ekuinokset) në mars e shtator, për të mbërritur mesin, me solsticet në qershor e dhjetor, atëherë kur festohet përkatësisht mesvera dhe mesdimri. Ndoshta për këtë arsye, kjo festë i ka rezistuar shekujve, për të ardhur nga lashtësia pellazgo-ilire deri në ditët tona.

Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan, por edhe në Dibër, Strugë e Prespë, etj.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para . Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej kudo ne trojet pellazge-ilire Ç’është Dita e Verës?

Dita e Verës brenda kësaj jave që mbahet në formë festivali në gjithë trojet. Ne qytetin e Shkodrës festonte.nga ana praktike duke marrë parasysh ditën më të qëndrueshme me diell brenda kësaj jave dhe dalin per lumturine qe jepin rrezet e tij.diellit
14 marsi ka qenë gjithnjë ditë me diell dhe e ngrohtë dhe njerzit dalin per te diellin natyren ndërsa ditët e mëpasme shpesh janë me re dhe madje dhe shi.(pra ka nje lidhje te lashte pellazge-ilire)qe vazhdon dhe sot.pellazget ilire ishin shume te lidhur me natyren.

Disa zakone kanë humbur gjatë rrugës e të tjera janë shtuar, por thelbi i kësaj feste eshte po ajo . Pregatitjet nisin qe ne darke dhe mëngjesi duhet të gjejë çdo gjë gati, , ballokumet me formë e ngjyre dielli domethënëse DIELLIN PERENDI PELLAZGE-ILIRE , lulet dhe plisin në pragun e shtëpisë dhe veroren në dorën e gjithsecilit. Dita Veres është një festë kombëtare shqiptare. Ajo festohet më 14 mars çdo vit në Shqipëri Kjo feste sjellë në shtëpi violets aromatike egër, karakafte (Hermodactylus tuberus) dhe blades të gjelbër me bar, duke lajmëruar ardhjen e stinës së ngrohtë.. Dreka konsumuhet në piknik në natyrë tingujt e ëmbël të muzikës tradicionale. Vajzat janë të veshur rrathë të bardhë dhe të kuqe teli kurora lule koke etj endur, të quajtur ‘verore’ Dita e Verës tradicionalisht festohet në formën e një pikniku në natyrë, ku njerëzia i gëzohet stinës së ngrohtë dhe lulëzimit, por padyshim, janë fëmijët ata që shijojnë çdo gjë duke lënë pas dimrin e ftohtë për të vrapuar lëndinave me lule.

Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan por edhe ne vendet e tjera. Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”). Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.

Si dëshmi po sjellin këtu dy përshkrime të kuptimit dhe kremtimit të “Ditës së Verës” njëra për krahinat jugore, tjetra për malësitë veriore. Janë përshkrime të botuara në kohën kur në Shqipëri nuk kishte parti politike, madje në kohën kur as institucionet klerikale nuk futnin hundët në kremtime të ashtuquajtura pagane.

Ndërsa Naimi Frashëri i këndoi po kaq bukur, rilindjes dhe madhështisë

Sot është një dit’ e rezë, që përsëritet moti,
lint vera, lint ngrohësija, lindi vetë Zoti.
Është një dit’ e bekuar, që rrjedh qiejshit bukurija,
del në shesht Zot’ i vërtetë,rrëfen fytyrën e tija…

Ngjallen të vdekurit gjithë mal’ e fusha gjelbërojnë,
Qielli qesh,dheu gëzohet dhe luletë lulëzojnë.
Thonë dimëri na prishi, por s’na humbi dot për jetë,
Erdhi kjo dit’ e na gjeti, nuk e la dhe në të shkretë.

Qielli është ndrituar edhe bërë fytyrë-fytyrë,
Veshur në bar e në lule edhe në gjethe, e në fletë,
Bukuri’ e Perëndisë ka dal’ e duket në jetë.
Ujrat po burojnë dhe venë duke kënduar,

S’shoh gjësendi të përulur, gjithë janë lar’ ë ndruar.
Shqerratë po blegërijnë edhe mëmat kërkojnë,
Zoqtë nër gjethe lëvrijnë dhe këndojn’ e fluturojnë.
Gjithë ç’janë, ngjallen çelen, përsëriten,zbukurohen,

Duhen, qeshin, rrojnë, preken edhe këndojn’ e gëzohen,
Ç’faqet drita, del Zoti, vjen e vërteta,
Mbleron dheut ëmbëlsira dhë rojit posi bleta.
Në këtë gosti të Zotit gjithë bota janë ftuar,

Të bëhenë një shpirt, një trup e të jenë të pajtuar.
Është dit’ e dashurisë, ditë e vllazërisë,
Dit’ e mbarë e gëzimit, dit’ e bardh’ e miqësisë.
O njeri, paskësaj kurrë fjalë të lig mos thuash,

Po përshëndosh gjithë ç’janë, thuaju: gëzuash, gëzuash!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Pellazgët kanë folur e shkruar shqip”

A vjen shqipja nga pellazgjishtja?

Nga Sazan Guri

Arsyeja e të parëve