MENU
klinika

Nën hetim mjekja për mjekim të pakujdesshëm

40 vjeçari ndërron jetë në shtëpi në Durrës!

13.03.2021 - 11:53

Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Durrës, ndërsa është vënë nën hetim mjekja për veprën penale hetim të pakujdesshëm.

“Shijak – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasen P. K., 47 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë mjeke në Spitalin Rajonal Durrës.

Për këtë shtetase ka bërë kallëzim shtetasi E. M., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme vëllanë e tij, shtetasin E. M., 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në banesë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.