MENU
klinika

Befason me përgjigjen…

A do martohej përsëri Robert Berisha?!

24.03.2021 - 10:10

Kohët e fundit kanë qarkulluar në rrjete sociale imazhe të shumta të Robert Berishës me modelen italiane, Maria Bove.

Dyshja shiheshin duke shkëmbyer puthje në buzë, derisa ngjallën aludime se mund të kenë filluar një lidhje dashurie.

Përkundër kësaj, është raportuar se ata nuk janë në lidhje, por ajo çfarë ka ndodhur ka qenë vetëm një flirt mes dyshes.

Për të shuar gjithë kuriozitetin tuaj, Robert Berishën e kishim mbrëmjen e sotshme në Top Albania Radio, në programin “Ndryshe”.

I pyetur rreth këtyre zërave që qarkullojnë nëse ndodhet në një raport dashurie, Roberti thekson se momentalisht po bën një pauzë.

Pas ndarjes, kam menduar që të mos lidhem, kam nevojë për pauzë, i kam dhënë aq shumë dashuri gocës saqë jam harxhu, nuk kam dashuri për goca të tjera…

Gjithashtu një tjetër deklaratë e tij në emisionin “Ndryshe” na lë të kuptojmë se Robert Berisha nuk ka ndërmend të martohet dhe ta bëjë përsëri atë gabim. I pyetur nëse do të martohej sërish, ai jep përgjigjen befasuese:

Njeriu bëhet budalla vetëm një herë në jetë…

Kujtojmë se pas 13 vitesh dashuri, Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë konfirmuar ndarjen e tyre, e vetmja gjë që i lidh ata është vajza e tyre.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain