MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është e rrezikshme temperatura e ulët?

05.03.2021 - 08:52

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Doja të dija sa e rrezikshme është temperatura e ulët 35 ℃ tek fëmijët e vegjël?

Mjeku: Nëse fëmija nuk ka asnjë lloj shqetësimi tjetër ose ankesë specifike, pra është aktiv, ushqehet normalisht, luan, qesh, prindi nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Një temperaturë 35°C, 36°C, 37°C, mund të konsiderohet normale, luhatja pastaj varet dhe nga ambienti, janë shumë gjëra që duhen parë. Ne do shqetësoheshim nëse do të kishim një ndryshim të madh, supozojmë nga 40°C të binte direkt në 35°C e cila ka pasoja të tjera pastaj. Por një luhatje e tillë është shumë normale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.