MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ka kurë që zhduk definitivisht gërhitjen?

03.03.2021 - 09:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ka kurë që zhduk definitivisht gërhitjen?

Mjeku: Duke qenë se shkaktarët janë të shumtë, edhe mënyrat e trajtimit variojnë.

Fillimisht ndryshojmë mënyrën e jetesës duke shmangur të gjithë shkaktarët e lartpërmendur.

Trajtimi medikamentoz si dekongjestionantet nazale, kortizoniket nazale dhe antihistaminiket oralë përdoren në rastet e bllokimit të frymëmarrjes me hundë.

Pajisjet kundër gërhitjes janë një tjetër alternativë trajtimi e gërhitjes. Ekzistojnë pajisjet nazale, orale dhe mandibulare të avancuara (MAD).

Kirurgjia mbetet alternativa e fundit për trajtimin e gërhitjes kur të gjitha mënyrat e tjera të trajtimit kanë dështuar. Ekzistojnë disa teknika operatore ku përmendim: Uvulopalatofaringoplastika (UPPP),

Uvulopalatoplastika, Implantet palatine dhe ablacioni me radiofrekuence i qiellzës.

Këshilla?

1-Humbisni peshë nëse jeni obezë.

2-Shmangni alkoolin pas orës 6.00 pasdite.

3-Shmangni medikamentet gjumëdhënëse.

4-Ndaloni duhanin

5-Trajtoni kongjestionin nazal

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndalon frymëmarrja në gjumë?

Gërhitja/ Si të shpëtosh nga ajo

Kur duhet të shkoni tek një mjek!

Çfarë është dhe çfarë e shkakton gërhitjen?