MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A kërkon dhimbja e shpinës detyrimisht regjim shtrati?

18.03.2021 - 10:04

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A kërkon dhimbja e shpinës detyrimisht regjim shtrati?

Mjeku: Këtu si fillim duhet të përcaktojmë natyrën e dhimbjes, edhe pse ka ardhur ajo. Shumica e dhimbjeve të shpinës fatmirësisht ikin brenda 2-4 javëve, edhe pa zënë shtratin. Shumë pak janë ato të cilat bëhen kronike edhe duan një kohë trajtimi edhe regjimi të gjatë. Ka dhimbje të cilat vijnë si pasojë e një traume ku je i detyruar të bësh minimum 10-14 ditë regjim. Por ka edhe dhimbje si pasojë e një lëvizje të detyruar ose e një qëndrimi të gjatë para kompjuterit për të cilat jo detyrimisht duhet regjim shtrati.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.