MENU
klinika

“Iku beqaria”

Aktori i famshëm vesh kostumin e dhëndrit për herë të pestë

07.03.2021 - 11:32

Nicolas Cage, aktori i famshëm 57-vjeçar është martuar për herë të pestë.

Cage dhe e dashura e tij 26 vjeçare Rico Sabata janë martuar muajin e kaluar në Las Vegas, sipas prestigjozes “Page Six”.

Më 16 shkurt, çifti është martuar me një ceremoni të thjeshtë. Mësohet se dyshja  kishin zgjedhur këtë datë për të nderuar ditëlindjen e babit të ndjerë të aktorit.

Së fundmi, Cage është shprehur në deklaratën e tij duke konfirmuar se ata janë martuar dhe janë shumë të lumtur së bashku.

”Është e vërtetë, ne jemi martuar dhe jemi shumë të lumtur’’, tha aktori.

Në fotot e dasmës të publikuara, Riko mbante të veshur një kimono martesore të punuar me dorë, ndërsa aktori mbante të veshur një kostum të zi me këmishë të zezë.

Siç është bërë e ditur çifti kanë shkëmbyer zotime tradicionale katolike dhe Shinto me lexime të poezisë së Walt Whitman dhe haikut japonez .

Mësohet se ata ruajnë një raport mjaft të mirë edhe me ish-bashkëshorten e tij, Cage, u bashkua me çiftin për të festuar më pas, së bashku me djalin e Kim dhe Cage, Kal.

Kujtojmë se Cage dhe Riko u takuan në Japoni.  Ndërkohë ata kanë qenë së bashku që pas prishjes së martesës së fundit të Cage, me Erika Koike që zgjati vetëm katër ditë në vitin 2019.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN