MENU
klinika

Dita e gjeniut

Albert Ajnshtajni, nga relativiteti… te dashuria!

14.03.2021 - 16:03

         Në një familje hebreje në Ulmi, Gjermani, më 14 mars 1879, erdhi në jetë Albert Ajnshtajni.

Kur djaloshi mbushi pesë vjeç, i ati i dha një busull, që menjëherë i ngjalli interesin për gjilpërën magnetike dhe fenomenet natyrore që shkaktonin lëvizjen e saj në të njëjtin drejtim. Babai i shpjegoi më pas, se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rëndesës.

Për kohën e fëmijërisë, Ajnshtajni tregonte se, nuk e kishte me qejf shkollimin. Metoda mësimore, ku nxënësve nuk u lejohej të bënin pyetje, e bënte të ndihej si në burg.

Teoria më e rëndësishme e tij është ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lëviz gjithmonë me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga burimit të saj. Ai shtoi se, koha dhe masa mund të ndryshojnë dhe varen nga vendndodhja e një njeriu ne raport me një objekt, apo ngjarje.

Në vitin 1905, Ajnshtajni botoi veprën më të rëndësishme dhe një nga dokumentet më të rëndësishme në historinë e shkencës, titulluar “Teoria e relativitetit”. Dhjetë vjet më vonë, ai botoi një vëllim të zgjeruar të kësaj vepre, me titullin “Teoria e përgjithshme e relativitetit”, që përfshin ide themelore që përdoren për të përshkruar fenomenet natyrore lidhur me kohën, hapësirën, masën, lëvizjen dhe forcën e rëndesës.

Ai u nderua me Nobelin në Fizikë, për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon, përse disa metale emetojnë elektrone pasi mbi sipërfaqen e tyre bie drita, zbulim ky, që çoi në zhvillimin e elektronikës, përfshirë edhe radion apo televizionin.

Fragment nga bisedat e fundit, me mikun e tij Filip Frank, që e vizitonte shpesh, në shtëpinë e tij, në Prinston:

“Adoleshenti, me një formimin e një specializimi të ngushtë, rrezikon të kthehet në një farë makine, ndoshta të dobishme, por duke e humbur karakterin njerëzor. Është më mirë, fjala vjen, t’i jepet qysh herët kuptimi i të bukurës dhe asaj pozitive. Në rast të kundërt, ky njeri i pajisur me njohuri të veçanta, i ngjan më shumë një qeni të stërvitur mirë sesa një shpirti të zhvilluar në harmoni. Hëm,.. makina mund të zgjidhë fare mirë, të gjitha problemet që dëshironi, por nuk do të jetë kurrë në gjendje të shtrojë qoftë edhe një problem të vetëm.

Ndonëse, shkenca dallohet nga morali dhe ligjet e tyre janë të ndryshme, megjithatë kanë diçka të përbashkët: faktin se që të dyja, verifikohen njëlloj në praktikë. Gjithmonë, e vërteta mbështetet mbi përvojën.

Ju flas sot, jo si qytetar amerikan, jo si hebre, por si një qenie njerëzore që kërkon, me të gjithë seriozitetin e mundshëm, t’i shikojë gjërat objektivisht.

Albert Ajnshtajn u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare, më 18 prill 1955, në SHBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jo çdo gjë që mësuam në shkollë është e saktë

8 faktet e gabuara që mësuam në shkollë