10.03.2021 - 11:27
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ditën e sotme ndodhet në qytetin e Elbasanit.
Bëhet me dije se Kim do të zhvillojë një takim me kryetarin e grupit parlamentar Taulant Balla.
Kim dhe Balla do të diskutojnë për disa çështje pune, por nuk është zbardhur ende se çfarë specifikisht.
Pas takimit me Ballën, ambasdorja do të takohet edhe me Gazment Bardhin e PD, i cili kandidaon në qarkun e Elbasanit.
Mësohet se pas takimeve që ka ambasadorja për të zhvilluar do të ketë edhe një prononcim për mediat rreth orës 14:30.