MENU
klinika

Fotoja që po habit rrjetin

Anije fluturuese apo iluzion optik?!

05.03.2021 - 10:50

Anija “fluturuese”, një foto që ka bërë xhiron e botës në internet, në fakt është një iluzion i rrallë optik, i përjetësuar pranë brigjeve të Kornuollit, në Angli. Foto u realizua nga David Morris disa ditë më parë. Iluzioni, thotë meteorologët, shkaktohet nga një fenomen që quhet “përmbysje e temperaturave”.

Fotoja që po habit rrjetin. Anije fluturuese apo iluzion optik?!

Ajri i ftohtë qëndron më pranë detit, ndërsa ajri i ngrohtë qëndron më lart. Dhe duke qenë se ajri i ftohtë është më i dendur sesa i ngrohti, ai përkul dritën drejt syve të personit që po e sheh objektin nga distanca, në këtë rast nga bregu.