MENU
klinika

Për të dytin vit radhazi

Anullohet parada e ditëlindjes së Mbretëreshës Elisabeth

20.03.2021 - 12:23

‘Trooping the Colour’, parada tradicionale e Mbretëreshës Elisabeth  është anulluar për të dytin vit radhasi për shkak të pandemisë.

Planet fillestare po mendohet të zëvendësohen nga festime më të vogla që njësoj si vitin e kaluar do mbahen në Windsor Castle.

Megjithëse vaksinimet janë duke u kryer në masë në Britani, prapë vendi nuk është gati që t’i kthehet normalitetit në këto kushte, sa të realizohen festime të këtyre përmasave, me qindra persona në shesh.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN