MENU
klinika

Situata me pandeminë

Anulohen ndeshjet e kombëtareve në Amerikën e Jugut

06.03.2021 - 21:02

Federata e Amerikës Latine dhe FIFA vendosën për anulimin e sfidave të parashikuara në kalendar në muajin mars të këtij vitit. Të gjitha përfaqësueset e kontinentit duhej të luanin dy sfida në javët e ardhshme, por ata janë shtyrë për një datë për t’u përcaktuar nga organizatorët.

Një mbledhje e sotme mes drejtuesve të dy organizatave ndërkombëtare solli në përfundimin se në kushte aktuale, këto ndeshje nuk mund të luheshin, pasi klubet evropiane kishin vendosur të mos linin të lirë pjesnë më të madhe të futbollistëve.

“Këshilli i CONMEBOL vendosi të anuloje ndeshjet e dyfishta të eliminatoreve për Katar 2022, të parashikuara për marsin. Vendimi vjen si pamundësi që të sigurohet në kohë dhe në formën e duhur të gjithë lojtarët nga Amerika e Jugut”, – shkruhej në komunikatën e CONMEBOL që zyrtarizoi vendimin.

neymar brazil argjentine
neymar brazil argjentine

Tani pritet të mësohet se kur do të jetë periudha në të cilën do të zhvendosen këto ndeshje, por me sa duket, në muajt e ardhshëm nuk do të luhen më dy ndeshje për çdo dyjavësh të FIFA-s, por tre, ashtu siç po e aplikon UEFA.