MENU
klinika

"Ne e kemi thënë shumë herë..."

Bashkimi Evropian reagon pas fotografisë së Vuçiç

19.03.2021 - 12:39

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram” ka publikuar një fotografi të hartës së Republikës së Kosovës të mbuluar me flamurin e Serbisë.

Një veprim i tillë i kreut të shtetit serb ka nxitur reagime të shumta nga përfaqësues të politikës shqiptare, derisa Express ka kontaktuar me zyrtarë të BE’së për të marrë një qëndrim të tyre lidhur me veprimin e Vucic.

Nga Brukseli kanë thënë se Bashkimi Evropian gjithmonë ka bërë thirrje që palët të marrin veprime e të bëjnë deklarata që i kontribuojnë bashkëpunimit dhe pajtimit dhe jo të kundërtës.

“ Ne e kemi thënë shumë herë përgjatë viteve , që Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat që janë kundërproduktive për procesin e normalizimit të raporteve dhe punës që çon drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, ka thënë një zëdhënës i BE-së për Gazetën Express.

Një veprim i tillë i Aleksander Vucic vjen në kohën kur Bashkimi Evropian bën thirrje që të rinis dialogu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksperti amerikan reagon pas fotos së Vuçiçit

“Bideni t’ja bëjë të qartë se pavarësia e Kosovës…”