MENU
klinika

A ka një plan blloku europian?

BE paralajmëron për një krizë shoqërore pas pandemisë

05.03.2021 - 08:25

Komisioneri i Bashkimit Europian për Punën dhe të Drejtat Sociale, Nicolas Schmit, paralajmëroi për një krizë të mundshme shoqërore pas pandemisë së koronavirusit.

“Megjithëse nuk ka pasur një rritje dramatike të shifrave të papunësisë deri më tani, perspektiva për të rinjtë në veçanti nuk është rozë”, theksoi Schmit në një intervistë. “Një politikë do të ishte e nevojshme për të siguruar që ne të mos rrëshqisnim në një krizë të re shoqërore pas pandemisë”, shtoi ai.

Schmit do të paraqesë një plan veprimi për një Europë më shoqërore së bashku me nënkryetarin e Komisionit Europian Valdis Dombrovskis. Plani është të sigurojë zbatimin në Europë të të ashtuquajturës shtyllë të të drejtave sociale, të nisur nga Komisioni Europian në 2017.

Nisma synon të sigurojë të drejta të reja shoqërore dhe të përmirësojë të drejtat ekzistuese sociale për njerëzit në të gjithë Europën dhe shërben si një busull e BE për arritjen e kushteve më të mira të punës dhe të jetesës në bllok. Ai përfshin parime të ndryshme mbi standardet minimale të përbashkëta, duke përfshirë pagat e drejta, ndihmën e papunësisë, kujdesin shëndetësor ose kujdesin afatgjatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'mendon njeriu që formoi BE-në?

‘Mikrobi është kthyer në Evropë…’


Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s