MENU
klinika

vlenin 1 milion dollarë

Beyonce-s i vjedhin sende me vlerë marramendëse

28.03.2021 - 11:12

Beyonce është përfshirë në një situatë shumë të vështirë gjatë këtij muaji. Këngëtarja me famë botërore ka humbur gjëra me vlerë 1 milion dollarë, pasi hajdutët kanë hyrë në njësitë e saj të magazinimit. Sipas “TMZ”magazinat e artistes janë sulmuar dy herë nga hajdutët, të cilët kanë vjedhur fustane dhe çanta të shtrenjta.

Në bazë të këtyre raportimeve hajdutët janë kthyer një javë pas vjedhjes së parë dhe kanë hyrë me forcë brenda tre magazinave. Burime nga policia kanë bërë të ditur për “TMZ” se investigimet vazhdojnë, por nuk është arrestuar ende askush. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë reagim nga përfaqësues të këngëtares.

Ky lajm ka bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme, pasi Beyonce theu rekord me gjithë çmimet e fituara këtë vit në Grammy Awards. Diva e muzikës shënoi një rekord të ri me fitoren e saj të 28-të në eventin më të rëndësishëm të muzikës.

Ajo ka kaluar dhe këngëtaren Alison Krauss duke u kthyer në artisten më të shpërblyer në historinë e Grammy-t.

“Jam shumë e nderuar, jam shumë e ngazëllyer”, u shpreh Beyonce teksa pranoi trofeun e saj për performancën më të mirë të R&B.

Por Beyonce nuk ishte e vetmja brenda familjes që mori një çmim Grammy këtë vit. Edhe vajza e saj 9-vjeçare, Blue Ivy, fitoi një Grammy për “Videoklipin më të mirë”, pasi mori pjesë si aktore në këngën e Beyonce “Brown Skin Girl”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN