MENU
klinika

Misteri në ngjyra

Botiçeli: piktori i bukurisë ideale

01.03.2021 - 12:59

       Në qiellin e shdritshëm të rilindjes fiorentine, midis protagonistëve të padiskutueshëm ndodhet edhe Sandro Filipepi, i njohur si Botiçeli, interpretuesi më magjepsës i humanizmit toskan./Konica.al

Madhështia e Botiçelit qëndron në stilin vërtet origjinal, që e zbulon veten, thuajse si në ëndërr, në kuptimin estetik inovativ. Stili i Botiçelit është i çuditshëm, shumë personal, që gjen korrespondencë vetëm në kontekstin sienez ose nordik, por që është e pamundur të dimë nëse ka pasur kontakte të drejtpërdrejta apo jo. Karakteristikat themelore të stilit të Sandro Botiçelit janë: kërkimi i një ekuilibri kompozicional harmonioz, ku zgjedh rëndom kompozimet e lira, ritmike; një kompozim i hijshëm dhe shumë i gjallë, me një linjë precize dhe valëzuese që modulon konturet e modeleve dhe i lehtëson ato. Linja është thelbësore për Botiçelin, pasi në tablotë e tij gjithçka bazohet në gjurmët dhe gjestet mëkatare të modelit. Format duken të lehta, pa peshë, madje duket se janë prerë nga këto portretizime të hijshme dhe emocionuese. Sfondet janë të cekëta, madje-madje ngjasojnë me mure vizatuara ose të qëndisura. Ngjyrat shpesh janë të ftohta dhe të panatyrshme – edhe këto janë abstrakte.

Piktura e Botiçelit është ajo e një bote imagjinare, e gjitha onirike, e cila jeton vetëm në imagjinatë dhe jo në realitet. Është plot referenca dhe kuptime intelektuale shumë komplekse, të lidhura me elitën kulturore Mediçis, të cilat edhe sot e kësaj dite vijojnë të jenë misterioze, madje gati të padeshifrueshme./Konica.al

“Venusi i Botiçelit” – një nga kryeveprat e padiskutueshme të Sandro Botiçelit, e konsideruar si kulmi i përfaqësimit femëror, një homazh i feminitetit. Realizuar në harkun kohor trevjeçar (1482-14485), “Lindja e Venusit” u porosit te Botiçeli për vilën “Castello”, në pronësi të Mediçi, Popolani. Pëlhura e “Venusit” bashkëndan me një tjetër vepër të piktorit të njohur, “Pranvera”, jo vetëm karakteret ikonografike dhe alegorike, por edhe të njëjtën vendndodhje. Mbase këto dy piktura ishin pjesë e të njëjtit cikël, i cili, së bashku me “Pallade e il centauro” (“Palada dhe centauri”), plotësojnë triptikun me temë mitologjike. Realizimi i ciklit do të vendoset në prag të qëndrimit të piktorit fiorentin në Romë, madje ka studime të ndryshme për temat e trajtuara nga Botiçelli, siç janë tre shembujt e venusit: njëri në Gemäldegalerie në Berlin, një tjetër në “Galleria Sabauda” në Torino dhe e treta është në një koleksion privat në Gjenevë. Edhe pse emërtimi mund të jetë mashtrues, vepra rrëfen jo lindjen e perëndeshës klasike, por zbritjen e saj në ishullin e Qipros, e shtyrë nga bashkimi i erërave të Zefirit që përqafon nimfën Clori (nganjëherë identifikohet si era Bora ose Aura). Në breg, për të mirëpritur perëndeshën, është një nga Orët, nimfat që përfaqësojnë alternimin e stinëve, që i shtrin një mantel të çmuar me zbukurime lulesh.

Ikonë bukurie

Botiçeli e merr frymëzimin nga referencat e famshme klasike, të tilla si “Venere Anadiomene”, një statujë që me siguri e pa pasi tashmë ishte në pronësi të Mediçis. Fytyra e perëndeshës është frymëzuar nga muza e Botiçelit, Simoneta Vespuçi, e konsideruar nga Firence e asaj epoke si gruaja më e bukur e lindur ndonjëherë. Sidoqoftë, që nga krijimi, vepra është konsideruar si një nga përfaqësimet më të larta të skemave të përfaqësimit të femrave. Afërdita është bërë një simbol jo vetëm i Firences mediçiniane, por një nga veprat më të famshme të artit të Rilindjes në botë.

Filozofia neoplatonike përshkon tërë paraqitjen alegorike, në të cilën Afërdita me bukurinë e saj trupore përfaqëson përsosmërinë dhe pastërtinë e shpirtit. Ajo përfaqëson dashurinë si energjinë dhe forcën lëvizëse të Natyrës. /Konica.al/Puna përqendrohet në një alegori neoplatonike të bazuar në konceptin e dashurisë si energji jetëdhënëse, si forca lëvizëse e natyrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


... e hollë e gjatë si në piktyrë të Botticelli-t"

“Dit’ e verës çkrin dimëri qaset Vera buzëqeshur

I dha shkëlqim historisë së Italisë

De Medici, familja që u bënë banka qëndrore e Evropës