MENU
klinika

I habiti të gjithë

Britney Spears shfaqet si rrallëherë përkrah dy djemve

03.03.2021 - 11:12

Britney Spears është nënë e dy djemve, të cilët kanë ardhur në jetë nga martesa e saj me ish-bashkëshortin, Kevin Federline. Sot djemtë e saj, Jayden dhe Sean Preston, janë në fazat e para të adoleshencës, njëri 14 vjeç deh tjetri 15. Briney është përpjekur që ata t’i mbajë larg vëmendjes mediatike, ndërkohë që së fundmi i ka habitur të gjithë me një foto të rrallë përkrah tyre.

Këngëtarja ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shfaqet me dy djemtë e saj, të cilët nuk duken shumë qartë për shkak të maskave që mbajnë në fytyrë.

“Sa shpejt fluturon koha. Djemtë e mi janë të rritur tashmë. Jam shumë krenare për ta sepse janë të sjellshëm dhe zotërinj të vërtetë. Diçka mesa duket e kam bërë siç duhet”, ka shkruar Britney gjithë krenari përkrah fotos me ata të dy.

Spears është shprehur më herët se nuk dëshiron të publikojë foto të fëmijëve, pasi do që ata të prezantohen me botën kur të duan vetë dhe sipas mënyrës së tyre. Për herë të fundit ajo ishte shfaqur me dy djemtë në shtator të vitit të shkuar, ndaj kjo foto e fundit mori vëmendjen e të gjithëve.

Ndërkohë kujtojmë se këto kohë Britney Spears ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të një dokumentari të publikuar nga “Neë York Times”. Dokumentari me titull “Framing Britney Spears” trajtonte jetën e këngëtares nga fama, problemet me drogën dhe marrëdhëniet e ndryshme, e deri te kujdestaria e të atit, Jamie Spears. Bota u shokua nga fakti që në moshën 26 vjeçare, Spears ishte vendosur nën një kontroll që zakonisht i vendoset të moshuarve ose personave të paaftë fizikisht ose mendërisht për të marrë vendime.

Pavarësisht kontrollit të madh për të cilin s’dinte gjë askush, Britney ia doli të kishte një karrierë të shkëlqyer dhe të performonte me sukses në shumë turne.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN