MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë efekti ka mjalti tek të sëmurët me diabet?

02.03.2021 - 08:44

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Nëse është e mundur, desha të di efektet e mjaltit tek të sëmurët me diabet. Faleminderit!

Mjeku: Në popullatë qarkullon rëndom mendimi se mjalti i bën mirë diabetit, por si një produkt super i koncentruar, sigurisht që ne nuk e rekomandojmë pasi nuk ka asnjë efekt pozitiv nga ana e trajtesës së diabetit. Megjithatë, jo të gjithë llojet e mjaltit kanë të njëjtën efekt apo përqindje sheqeri. Për shembull, mjalti i gështenjës, maresë, dëllinjës, akacias etj, që janë pak të hidhur dhe kanë përqindje më të ulët sheqeri, edhe mund edhe të përdoren nga pak, por që parimisht më e mira për këta pacientë do të ishte që të mos e konsumojnë fare, pasi vetëm e përkeqëson sëmundjen duke rritur nivelin e sheqerit në gjak.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.