MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është Uillbrand Sindrom?

12.03.2021 - 10:22

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Jam e interesuar të di nëse keni ndonjë informacion rreth Uillbrand Sindrom dhe a ka në Shqipëri mjekim për këtë sëmundje, ndërkohë që një nga mjekimet është DDAVP. Po ju pyes juve pasi jam interesuar pranë të gjitha spitaleve në Shqipëri dhe asnjë nuk më ka kthyer përgjigje, pasi nuk ndodhem aty që të mund të paraqitem pranë spitaleve personalisht. Jam e shqetësuar nëse mund të gjej shërbim për këtë sëmundje aty, pasi kam dy vajzat binjake me këtë sindromë. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, ju lutem, më ktheni përgjigje.

Mjeku: Kjo është një sindromë e njohur për mjekët hematologë. E sugjerojmë zonjën që të interesohet pranë Qendrës së Hemoglobinopative në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë (QSUT). Aty do të marrë përgjigje për gjithçka pyet, përfshirë edhe medikamentet që janë në Shqipëri për këtë sindromë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.