“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë sëmundjesh të syrit mund të korrigjohen me lente?
Mjeku: Me lente mund të korrigjohen të gjithë problemet vizive të shikimit duke filluar që nga ato më klasiket që janë miopia, hipermetropia dhe astigmatizmi. Ajo që është më e rëndësishme në fushën e lenteve të kontaktit janë korrigjimet speciale që bëhen dhe që me syze është e vështirë ose e pamundur të arrihen.
Këtu mund të përmendim rastin e numrave të mëdhenj (mbi 10) kur syzet janë të vështira për t’u mbajtur, dhe ndryshe nga syzja që e vë në pah këtë defekt, lentja e fsheh atë.
Një rast tjetër korrigjimi është kur kemi diferenca në numra midis dy syve. Në këtë rast korrigjimi me syze do të ishte shumë i vështirë të bëhej për shkak të dy imazheve të ndryshme në dimesion që na krijohen. Me lente kjo korrigjohet relativisht mirë.
Gjithashtu këty përfshihet edhe rasti i cilindrave ekstremisht të mëdhenj dhe kreatofonës ku syzet nuk arrijnë të bëjnë një korrigjim perfekt.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.