MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë të bëj për mosmbajtjen e urinës?

11.03.2021 - 10:03

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Do të doja një informacion pak më të gjerë që lidhet me mjekësinë popullore. Çfarë mund të ketë ndonjë recetë në rastet e mosmbajtjes së urinës në moshat e rritura? Ju faleminderit!

Mjeku: Shpeshherë sidomos tek burrat ndodh që nuk mbahet urina, urinojnë si ditën edhe natën.

Kjo ndodh tek ata persona ku fshikëza e urinës është e zmadhuar. Për këtë përdoren disa bimë popullore për të normalizuar urinën. Efekti i këtyre bimëve është të zvogëlojë fshikëzën e urinës dhe ureterin. Të tilla janë: hithra, aguliçja, sherbela.

-Në 1 litër ujë hidhni 5 lugë gjelle me gjethe hithre të thara e të grimcuara. I zieni 10-15 min. Si të ftohet kullojeni dhe shtrydheni me anën e një nape të bërë dysh. Pihet çdo vakt mbas buke, nga 1 gotë uji i vakët. Ëmbëlsojeni sipas dëshirës, me sheqer ose me mjaltë.

-Në ujin që sapo ka valuar, hidhni 5 lugë gjelle aguliçe. Ena mbulohet me kapak. Lihet 30 minuta në qetësi dhe pastaj kullohet dhe shtrydhet. Lëngu ëmbëlsohet sipas dëshirës, me sheqer ose me mjaltë. Pihet çdo vakt mbas buke nga 1 filxhan çaj i vakët.

-Merrni 30 gr këputje, 20 gr sherebelë, pak mështeknë, 10 gr lule mëllagë e bardhë. Kjo përzierje mbahet 4 orë në gjysmë litri ujë të ftohtë. Pasi e ziejmë 5 minuta, e lëmë 20 minuta në qetësi. Kullojeni dhe pijeni atë ditë, 3 doza të tilla në ditë para buke. Mjekimi vazhdon 7-10 ditë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


6 gjërat që duhet të bëni patjetër

Si të kujdeseni për dhëmbët e fëmijëve!