MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Cila është temperatura normale e trupit?

20.03.2021 - 11:21

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Cila është temperatura normale e trupit?

Mjeku: Sipas analizave të fundit rreth temperaturës normale të trupit, rezulton se për shkak të ndryshimeve fiziologjike, ajo ka rënë që nga shekulli i XIX-të. Shumica prej nesh e mat temperaturën vetëm kur kemi ethe si rezultat i ftohjes apo infeksioneve. Por temperatura e trupit mund të ndikohet nga shumë faktorë të tjerë, si nga mënyra e jetesës, nga mosha dhe temperatura e ambientit mund të ndikojë në mënyrën se si trupi shpërndan nxehtësinë. Studiuesit shpjegojnë se temperatura e trupit tregon normën e metabolizmit, që lidhet me jetëgjatësinë dhe madhësinë e trupit. Disa nga gjetjet e studiuesve përfshijnë:

– Temperatura e trupit të burrave sot, është mesatarisht 0.59°C m e ulët se ajo e një burri të lindur në shekullin e 19.

-Temperatura e trupit të grave është ulur me 0.32°C nga viti 1980 e deri më sot.

-Analiza gjeti një ulje prej 0.03°C në temperaturën mesatare në çdo dekadë.

“Ajo që na kanë mësuar teksa rritemi në lidhje me temperaturën normale të trupit (37°C), është e gabuar.”- thotë Dr. Julie Parsonnent, një profesore mjekësie si dhe autorja e studimit. Megjithatë, për shkak të gjinisë, kohës, ditës dhe moshës, temperatura e secilit mund të ndryshojë. Ajo që e ka shkaktuar këtë ulje të temperaturës normale të trupit është fakti se ne jemi ndryshe nga ajo që kemi qenë në të shkuarën. Mjedisi në të cilin jetojmë ka ndryshuar, duke përfshirë temperaturën në shtëpinë tonë, kontaktin me mikroorganizmat dh ushqimi që hamë. Për më tepër, Dr. Parsonnet beson se shkalla mesatare e metabolizmit që tregon se sa energji përdorin trupat tanë, ka rënë me kalimin e kohës. Kjo ulje mund të jetë shkaktuar nga rënia e inflamacionit. Së fundmi, ajri i kondicionuar dhe rritja e temperaturave në të gjithë globin, kanë sjellë një temperaturë të qëndrueshme të ambientit, duke e bërë të panevojshme shpenzimin e energjisë për të mbajtur të njëjtën temperaturë trupi. .

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN