MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë pasojat e bulimisë në organizëm?

05.03.2021 - 08:48

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë pasojat e bulimisë në organizëm?

Mjeku: Një person i cili merr ushqime 7-8 herë në ditë dhe po aq herë e vjellë, dëmton gjithë homeostazën e organizmit. Ai humbet vitaminat, kaliumin e kalciumin. Dëmton bilancin e kripërave dhe aciditetin në stomak. Si pasojë e humbjes së kalciumit fillojnë dhe problemet me dhëmbët pastaj, ndërkohë që në një stad shumë më të avancuar, tek anorektikët mund të shkaktohet edhe osteoporoza. Pra, mund të vërejmë dëmtime të dhëmbëve dhe harkut dentar nga aciditeti i stomakut gjatë të vjellave, gastrit, ulcerë të stomakut, dëmtime të ezofagut dhe mukozës së gojës, çrregullime të ritmit të zemrës, çrregullime elektrolitike me hipokalemi, çrregullime të menstruacioneve, impotencë seksuale, etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN