MENU
klinika

Premier League, Java 27

City mposhtet pas 28 ndeshjeve, bie në derbi

07.03.2021 - 19:34

Pas 28 ndeshjesh pa humbje në të gjitha kompeticionet, Manchester City bie. Humbja e fundit datonte me Tottenham dhe ishte 21 nëntori i vitit të shkuar kur skuadra e Guardiola u mund 2-0 në Londër! Sot ka ardhur humbja tjetër në derbi ndaj United. Por, ecuria e City me fitore vijonte prej 21 ndeshjesh radhazi në të gjitha kompeticionet…

Ka mjaftuar 1 minutë që Manchester United të fitojë penallti ndaj Manchester City me anë të Martial. Bruno Fernandes u paraqit përpara Ederson dhe realizoi, por për pak sa nuk e kapi gardiani i City. Derbi i ndezur i Manchester hapet kështu, menjëherë, me avantazhin e “Djajve të Kuq”.

Manchester United e nis edhe pjesën e dytë ashtu si të parën duke realizuar gol me anë të Luke Shaë. Mbrojtësi merr top, niset drejt portës kundërshtare dhe pastaj pason për Rashford që ia kthen dhe ky i fundit bën një goditje “bilardoje”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN