MENU
klinika

I intubuar prej një jave te “Shefqet Ndroqi”

Covid i merr jetën 32-vjeçarit, pa asnjë sëmundje tjetër

15.03.2021 - 13:29

Një 32-vjeçar nga Belshi ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Bëhet fjalë për Alban Hidrin, baba i një fëmije 2 vjeç, i cili humbi betejën me koronavirusin.

Raportohet se i ndjeri nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese dhe prej një jave ishte intubuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ndër të tjera, mësohet si i ndjeri ishte kryetar i grupseksionit të Partisë Demokratike në Rrasë.

Në një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale, miqtë e tij shkruajnë: “Na hidhëroi pa masë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta e Alban Hidrit, kryetarit të grupseksionit Rrasë. Një njeri i shkëlqyer që fatkeqësisht nuk ia doli dot në betejën me COVID-19. Energjia dhe pozitiviteti i Albanit do na mungojë të gjithëve, familjes së tij të dashur, miqve dhe kolegëve. U prehsh në paqe Alban!”, shkruajnë miqtë e tij.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN