MENU
klinika

Tenis

Djokovic thyen rekordin dhe hyn në histori

08.03.2021 - 19:01

Novak Djokovic është gjithnjë e më shumë në historinë e tenisit. Tenisti serb, fituesi i titullit të tij të 18-të Grand Slam në Australian Open, filloi javën e 311 në krye të renditjes së ATP, një rekord i ri në 48 vjet histori.

“Nole” ka thelluar përparësinë e rivalit të përjetshëm Roger Federer, i cili më 16 korrik 2012 kishte mundur rekordin e mëparshëm të Pete Sampras (286 javë), duke arritur deri në 310 javë në krye.

Djokovic për herë të parë arriti numrin 1 në klasifikim më 4 korrik 2011. Ai që atëherë ka mbajtur vendin e parë në pesë periudha të ndryshme për një rekord 311 javë, një javë më shumë se zvicerani.

“Unë jam me të vërtetë i ngazëllyer për të ecur në rrugën e legjendave dhe gjigantëve të këtij sporti – komentoi serbi në faqen e internetit të ATP -. Kam fituar vendin tim mes tyre pas ëndrrës time të fëmijërisë, është një konfirmim i bukur se kur bën gjërat me dashuri dhe pasion, gjithçka është e mundur”.

Një rekord i destinuar të përmirësohet më tej, duke pasur parasysh avantazhin e madh ndaj rivalëve më të afërt: “Nole” kryeson renditjen me 12,030 pikë, përpara Rafael Nadal (9,850) dhe Daniil Medvedev (9,735).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Turnetë që do luajnë dhe tërhiqen

Tre tenistët kryesorë ndryshojnë planet e këtij muaji