MENU
klinika

Mesazhi bask

Dron si Ballist Morina mes ndeshjes së La Ligas

20.03.2021 - 20:16

Është përsëritur episodi i Beogradit në vitin 2014, kur Ballist Morina ndali ndeshjen me një dron, ku ishte lidhur një flamur. Episodi i ngjashëm ndodhi sot në ndeshjen e La Liga-s, Athletic Bilbao-Eibar, me ndryshimin se ndeshja vijoi pas këtij rasti.

Kur ndeshja ishte në minutën e 68-të, teksa rezultati ishte 1-1, gjyqtarit ju desh të ndërpriste lojën për disa minuta pasi një dron ra në fushë më një banderolë të vogël.

Sipas mediave spanjolle në dron shkruhej një  mesazh kundër stadiumit të Bilbaos, ”San Mames”, pasi kombëtarja e Spanjës vitin e kaluar kishte kërkuar që të luante një ndeshje për Kampionatin Evropian, por qytetarët vendas kishin kundërshtuar, pasi kanë një kulturë të fortë lokale dhe e cilësojnë veten si populli më i hershëm në Spanjë.

Gjyqtari e ndërpreu ndeshjen për disa minuta dhe largoi dronin nga fusha e më pas ndeshja vijoi normalisht. Arbitri në këtë rast ishte me fat, sepse në stadium nuk kishte spektatorë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Tre klube pas sulmuesit të Kombëtares

Klubi detyrohet të shesë Jasir Asanin

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën

Flet presidenti: Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë

Incidenti me Rei Manajn, Federata Turke hap zyrtarisht hetim

Paraqitje dinjitoze e Enea Mihajt

Mbrojtësi shqiptar shkëlqen ndaj Portos