MENU
klinika

Flet mjeku pneumolog

Duhet të bëjmë skaner nëse jemi me Covid?

06.03.2021 - 18:23

Mjeku i njohur dhe shumë i nderuar, Ardian Jorgji ka folur për situatën aktuale të Covid-19 në vendin tonë, dhe për një çështje shumë të rëndësishme në këtë kohë pandemia, siç është bërja apo jo e skanerit nëse je i infektuar.

Ai tha për gazetaren Nisida Tufa se ka shumë njerëz që e kalojnë Covid pa bërë fare skaner, ndërsa ata që e bëjnë duhet ta bëjnë vetëm nëse e thotë mjeku.

Megjithatë sipas doktor Jorgjit çdo pacient e ka në dorë vetë ta bëjë apo jo skanerin. Ai tha se dita 7-8-9 e vendos nëse duhet bërë apo jo, si periudha kryesore e sëmundjes.

Pyetje: A duhet bërë skaneri, të gjithë pacientët me kovid duhet ta bëjnë?

Jorgji: Ka njerëz që kanë kaluar kovidin pa bërë skaner, duke u ndikuar nga shenjat e pakta dhe të lehta klinike. Duhet një marrëveshje me pacientin që: ndiqeni në këtë mënyrë dhe shiheni rrugës, nëse është fazë e lehtë nuk është e domosdoshme skaneri. Është zgjedhje e mjekut sa i takon klinikës së pacientit, por dhe një zgjedhje e pacientit. Ka shumë pacientë që duan të bëjnë skaner, unë i them nuk mjekon, dhe duhet bërë në kohën e duhur për të marrë informacion. Duhen parë shenjat, duhet dëgjuar me vesh dhe pastaj skaneri.

Pyetje: Sa i dëmshëm është skaneri?

Jorgji: Është një ekzaminim që ka vite që ka dalë dhe nuk e quaj korrekte këtë bisedë nga ana juaj dhe atyre që e ngrejnë këtë problem se kam dëgjuar akuza me këtë temë. Duhet bërë kur është e domosdoshme, nëse mjeku ta thotë, do e bësh. Për të tjera kam rezerva.

Pyetje: Kur është koha e duhur për ta bërë?

Jorgji: Përgjigja ndaj kovidit po biem dakrd të gjithë që kundërpërgjigja ndaj kovidit është individuale, pra çdo pacient më vete sepse ka organizëm të ndryshëm. Nuk jam partizan i mjekësisë nëpërmjet telefonit, dëgjohet me vesh dhe në aksnesa dhe pastaj bëhet vlerësimi për nevojën e skanerit, jo më parë se dita e 7, ose 8-9. Janë shenjat klinike ato që të udhëheqin.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore