MENU
klinika

Këtu jetoi Dritëroi...

E rrënuar shtëpia e poetit: për projektin, nuk ka “askush” lekë!

01.03.2021 - 14:12

        Në fshatin Menkulas, aty ku lindi dhe jetoi Dritëro Agolli, sot nuk ka asnjë gjurmë të tij. E vetmja ndërtesë që u projektua për të qenë shtëpi-muze, sot është kthyer në një ndërtesë të harruar…

Këtu ka hedhur një lopatë llaç edhe Dritëroi vetë. Pastaj siç bëhen këto lëvizjet e pushteteve nuk ka pasur dashamirësi që të ndërtohet kjo, – u shpreh për mediet Jani Begolli, koordinator i Shoqatës Devolli.

Sami Begolli ndihet i lodhur dhe pa besim, se dikush do ta ngrejë sërish këtë ndërtesë dhe nga shpirti, i dalin disa fjalë rebeluese.

Po mos e kishte Menkulasi Dritëronë, atëherë do ishte si tërë fshatrat e tjerë. Nuk do vinit as juve, as presidenti, as kryeministri as me radhë, si të duan le të bëjnë, unë po bej punën time”, – tha Sami Begolli.

Një tjetër mik i shkrimtarit, Avni Hoxha tregon se një figure të shquar si Dritëroi, nuk po i jepen vlerat e duhura.
 Të bëhet kjo sa jam unë gjallë do të shkoj i ngopur në atë bote, sepse shoku i mirë i imi dhe i tërë fshatit dhe i gjithë Shqipërisë, nuk po gjen vendin e merituar”, – tha zoti Hoxha.

Eduart Duro, kryetar i bashkisë Devoll shprehet se projekti për rindërtimin e kësaj ndërtese është gati, por bashkia e Devollit nuk ka buxhetin për ta financuar.

E deri kur ministria në Tiranë, të hedhë sytë drejt këtij fshati në Devoll, kjo ndërtesë do të vazhdojë ende të tregojë se, Dritëroi i madh, nuk po vlerësohet ashtu siç duhet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agolli, poeti i tokës, njeriut dhe... vdekjes.

“Ç’t’i bësh! S’më rrihet pa shkrepur një varg”

Agolli mbi varrin e 'Zogut të fundit të liqerit'

‘Kur gjeniu nderon gjeniun’