MENU
klinika

Mjaft me këtë fenomen

Ekspertët tregojnë kur duhet bërë grafi dhe kur nuk ndihmon aspak

08.03.2021 - 08:58

Kemi dëgjuar mendime të ndryshme rreth grafisë nga mjekë dhe ekspertë të ndryshëm. Nga frika e virusit dhe kujdesi që duan të tregojnë shumë persona e bëjnë grafinë që në ditët e para të sëmundjes. Por a është kjo gjëja e duhur për të bërë?

Mjeku Pneumolog Adrian Jorgji bën thirrje që tëkujdeseni më shumë për simptomat që keni pasi grafia nuk është ajo që ju shëron!

Pneumologu për këtë thotë:

Në dëmtimet e COVID grafia nuk është një armë që ndihmon shumë. Sidomos në fazën e parë. Në fazën e parë ajo thuajse nuk tregon asgjë. Kjo e bën të vështirë diagnostikimin. Unë mbështetem shumë tek klinika. Do kujdes kjo gjë, ndaj mbështetem tek klinika, simptomat.

Pneumologu tregon rastin kur ka pasur pacientë që e kanë kaluar Covidin dhe gjatë fazës së rikuperimit nuk iu ka bërë skaner.

Ka njerëz që kanë kaluar COVID dhe unë nuk iu kam bërë skaner, kjo duke u ndikuar dhe nga shenjat e pakta klinike. Këtu duhet dhe marrëveshje ‘zotërinjsh’ me pacientët që ‘ndiqemi në këtë mënyrë dhe shohim rrugës’. Skaneri është zgjedhje, e mjekut sa i përket klinikës së pacientit, por dhe e këtij të fundit. Pacienti sa vjen thotë; unë dua të bëj skanerin. Unë iu them; ‘skaneri nuk mjekon’. Kam dëgjuar abuzime me këtë temë. Skaneri do duhet të bëhet kur është e domosdoshme. Kur kërkohet nga mjeku, për të tjerat pastaj kam rezerva.

Mjeku thekson se skaneri nuk duhet të bëhet më parë se dita e 7-të e infeksionit. Pyetjes kur një person përjeton temperaturë të lartë që zgjat 4-5 ditë, pneumologu Jorgji sugjeron:

Temperatura është prezantimi i COVID, por jo gjithnjë. Në të tilla raste nuk ka vlerë asgjë, përveç lëngjeve, ushqimit të mirë dhe aspirinës. Kaq! Dhe durim! Kur bëhet e pabindur dhe shqetësuese temperatura, atëherë mund të alternohet aspirina, paracetamoli me antiimflamator. Ka njerëz që në temperatura të larta mund të kenë çrregullime neurologjike.

Ndërsa për kollën, ai thotë se duhet të bëjë mjekun vigjilentë:Mund të ndodh prekja e mushkërisë edhe pa kollë. Unë kur më vjen një pacient, e pyes se si e ka kollën, si e ndjen frymëmarrjen.

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”