MENU
klinika

Tronditet Durrësi

Ekzekutohet me armë zjarri Edmond Çekiçi

20.03.2021 - 10:14

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur sot qytetin e Durrës.

Mësohet se viktima është 40-vjeçari Edmond Koçi, i njohur ndryshe si Edmond Çekiçi, i cili ka qenë anëtar i bandës së Durrësit. 

Gazetarja e Panorama, Etleva Delia raporton se viktima udhetonte me makinë me shofer. Ekzekutimi ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 08:40, në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar.

Edmond Çekiçi po lëvizte me makinë ndërkohë që një tjetër automjet i ka prerë rrugën.

Në këtë moment, kur shoferi i Edmond Çekiçit ka dalë nga mjeti për të pyetur se çfarë ka, një nga personat në mjetin që preu rrugën ka qëlluar për vdekje viktimën dhe më pas ata janë larguar.

Ndërkaq një automjet, me targa të vjedhura, u gjet i djegur në fshatin Katund Sukth të Durrësit, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Njoftimi paraprak i Policisë

Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri  e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi E. K., rreth 40 vjeç.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore  në hyrje e në dalje të Durrësit  si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nën hetim mjekja për mjekim të pakujdesshëm

40 vjeçari ndërron jetë në shtëpi në Durrës!