MENU
klinika

Deklarata e presidentit iranian

“Europianët të shmangin çdo kërcënim në negociatat…”

07.03.2021 - 13:39

Presidenti iranian, Hassan Rohani u kërkoi sot vendeve europiane të shmangin çdo kërcënim apo presion në negociatat me Teheranin për programin bërthamor, gjatë në takimi me ministrin irlandez të Punëve të Jashtme, Simon Coveney.

Që prej mbërritjes së Joe Biden në presidencën amerikane, Uashingtoni, pala europiane (Francë, Gjermani, Britani e Madhe) dhe Teherani po përpiqen të shpëtojnë marrëveshjen e arritur në Vjenë në 2015, që i dha Iranit një lehtësim të sanksioneve ndërkombëtare në këmbim të kufizimeve të programit të tij bërthamor.

Kjo marrëveshje ka të ngjarë të prishet që nga tërheqja e njëanshme SHBA-së në 2018 nga ish-presidenti Donald Trump, i cili vendosi përsëri sanksione ndëshkuese kundër Republikës Islamike.

“Mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet me partnerët europianë në nivele të ndryshme bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare janë negociatat e bazuara në respekt të ndërsjellë dhe shmangien e çdo kërcënimi apo presioni”, tha Rohani gjatë takimit, sipas një njoftimi për shtyp nga presidenca iraniane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rohani: Biden duhet të rikuperojë...

Çfarë pret Presidenti i Iranit nga Presidenti i SHBA?