MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Fëmija im ka dy ditë me diarre…

10.03.2021 - 09:35

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Fëmija im ka 2 ditë me diarre. Ju lutem, çfarë mund të bëj se e shikoj që nuk ka as oreks.

Mjeku: Fëmijët mund të kenë diarre akute ose kronike. Shkaqet mund të jenë bakteriale, virale, parazitare, medikamentoze, çrregullime funksionale dhe ndjeshmëria ndaj ushqimeve. Infeksioni viral prej rotavirusit është shkaku më i shpeshtë tek fëmijët, i cili mund të shkaktojë diarre që ndalon brenda 3-9 ditësh.

Medikamentet që përdoren për trajtimin e diarresë tek të rriturit mund të jenë të rrezikshëm në qoftë se përdoren tek fëmijët. Diarreja tek fëmijët mund të mjekohet vetëm nën ndjekjen e mjekut.

Diarreja mund të jetë e rrezikshme tek të porsalindurit dhe të miturit. Tek fëmijët, diarretë e ashpra që zgjasin 1-2 ditë mund të çojnë në dehidrim. Për shkak se fëmija mund të vdesë nga dehidrimi brenda pak ditësh, trajtimi kryesor tek fëmijët është rehidrimi.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.