Qytetarë të shumtë nga Tirana dhe jo vetëm, i janë drejtuar sot qytetit të Elbasanit për të festuar Ditën e Verës.
Në këto pamje të siguruara nga “Panorama” shihet radha kilometrike e automjeteve në autostradën Tiranë-Elbasan.
Ndonëse vendi është në një situatë pandemie, shumë prej qytetarëve nuk kanë hezituar që t’u bashkohen festimeve në qytetin që e ka më së shumti traditë këtë festë me origjinë të lashtë pagane.
Edhe këtë 14 mars si zakonisht nuk kanë munguar aktivitetet dhe eventet e organizuara nga Bashkia Elbasan.
Festimi i Ditës së Verës kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.
Tanimë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve.