MENU
klinika

"Ku ka tym ka dhe zjarr..."

Fifi zbulon pak nga kënga e re dhe sqaron fjalët që qarkullojnë…

01.03.2021 - 10:35

Fifi prej kohësh është një nga këngëtaret më të përfolura për shkak të jetës së saj private. Pak kohë më parë ajo u përfol se është në një marrëdhënie me ish-konurrentin e “Për’puthen”, Fation Kuqari. E gjithë kjo nisi pasi Fifi u shpreh në “Shiko kush luan”: “Jam e lidhur me Fation Kuqarin”.

Por më vonë burime pranë Iconstyle.al bënë me dije se mes Fifit dhe Fationit nuk ka asgjë të tillë. Fationi do jetë thjesht protagonist në klipin e ri të këngëtares që mban titullin “Maniac”. Ky projekt është përfolur shumë, por deri më tani nuk ka asnjë detaj për publikimin.

Mirëpo çfarë ka Fifi për të thënë për lajmet me Fationin që bënë xhiron e rrjetit?

“Vetë i kam nxjerrë ato lajme. E vërtetë ku ka tym ka dhe zjarr, apo jo?”, u shpreh Fifi gjatë një interviste në “E diell”.

Ndër të tjera ajo tha se një nga lajmet që e ka mëzitur më shumë, ka qenë kur është përmendur emri i dikujt që s’ka qenë i dashuri i saj, duke shtuar se për 3 vitet e fundit ajo ka qenë beqare, por e dashuruar me njeriun e gabuar. Fifi tha se të gjitha këngët e saj janë histori të vërteta e zbuloi se shumë shpejt do të sjellë 2 projekte të reja.

Ajo këndoi edhe një pjesë nga kënga e re, duke zbuluar se do të jetë një tjetër baladë dashurie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN