MENU
klinika

Formula 1

Flamur rus në makinën Haas, nisin hetimet

05.03.2021 - 13:35

Flamuri rus nuk do të mungojë në garat e Formula 1. Edhe pse vendimi i WADA-s për të përjashtuar çdo konkurrent me flamurin trengjyrësh mbetet në fuqi, skuderia Haas i ka befasuar të gjithë me zgjedhjen e saj.

Pak orë më parë, skuadra amerikane prezantoi për mediat njëvendëshen që do garojë në sezonin 2021, ku ranë në sy ngjyrat e përdorura të dizajnit. Kombinimi i të kuqes, blusë dhe të bardhës krijoi flamurin rus, duke ngritur shumë polemika.

Të shumtë janë ata që kërkojnë dënimin e Haas, por drejtuesit e saj konfirmojnë se kjo rrugë nuk u zgjodh për të anashkaluar vendime  Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, por në respekt të sponsorëve nga Rusia. Babai i pilotit Nikita Mazepin, që do drejtojë njërën nga makinat Haas këtë sezon, është një nga sponsorët kryesorë.

VF-21 do të zbres në pistë nga 12 deri më 14 mars në Bahrein, megjithatë CAS ka nisur hetimet e mëtejshme rreth kësaj ngjarjeje dhe nëse vërtetohet se ngjyrat kanë të bëjnë me flamurin rus, Haas mund të përballet me sanksione të mëdha, madje deri në përjashtim nga kompeticioni.

Ndalimi i flamurit rus në turnetë sportiv ka të bëjë me rastet e dopingut të gjetura në mostrat e urinës së sportistëve rusë gjatë pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike Dimërore 2014.