MENU
klinika

Pritet vendimi

Francë, kisha katolike nën akuza abuzimi…

03.03.2021 - 15:19

         Të paktën 10 mijë vetë, mund të kenë qenë viktima abuzimi seksual në Francë, nga pjesëtarë të kishës katolike. Shifrat u përkasin 70 viteve të fundit.

Ky është rezultati shokues, por ende paraprak, i zbuluar nga gjetjet e Komisionit të Pavarur për abuzimet seksuale (CIASE), një komision i ngritur nga vetë Konferenca e Peshkopëve francezë, për t’i dhënë fund heshtjes ndaj këtyre krimeve, që është ushtruar në veçanti ndaj të miturve.

Komisioni ka mbledhur deri më tani më shumë se 6 500 dëshmi, që përfshijnë 3 mijë viktima.

Raporti përfundimtar që pritet brenda pak muajsh, me siguri do të jetë një “tërmet” në institucionin fetar framcez, por jo vetëm. Njëkohësisht, nga disa pjesëtarë të rëndësishëm të saj, cilësohet edhe si mundësia për të mbyllur një kapitull të errët dhe për të rindërtuar besueshmërinë ndaj opinionit publik, të cënuar nga skandalet e shpeshta.

Sipas kryepeshkopit Charles Scicluna, një nga personat më të angazhuar në zbulimin e këtyre krimeve, është që raporti – por edhe drejtimi i ri i Papë Françeskut – për raportimin e menjëhershëm të këtyre krimeve, do të sjellë rezultate. “Do të tregojë që lidershipi nuk është mbi ligjin dhe se, njerëzit që e duan Kishën, do të na denoncojnë po të bëjmë diçka që nuk shkon”.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit