MENU
klinika

“Big Kosovo”

Gashi ka gati këngën që ia kanë kërkuar të gjithë

08.03.2021 - 10:28

Reperi me origjinë shqiptare, Gashi, është një ndër emrat më të njohur të repit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sukseset e tij vijnë në rritje dita ditës. Pavarësisht të gjithave ai nuk e ka harruar origjinën e saj dhe këtë na e ka treguar shpesh, sidomos në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit elemente të kulturës shqiptare, apo edhe me tatuazhet dedikuar vendit të tij, bisedat me prindërit e tij që ruajnë ende traditat e vjetra etj.

Ditën e sotme, Gashi ka treguar se më në fund po realizon dëshirën e gjithë fansave të tij, duke realizuar një këngë me motive shqiptare dhe për Kosovën. Përmes një video në Instagram ai shkroi: “Të gjithë ma keni kërkuar një këngë në stilin Drill dhe më në fund arrita ta realizoj një, së shpejti BIG KOSOVO”. Më pas ai ka publikuar edhe një video të shkurtër nga kjo kënga, ku dduket se do jetë me motive të muzikës popullore shqiptare. “Nga New York në Kosovë” thuhet ndër të tjera.

Vitin që lamë pas, Gashi u përqëndrua tek albumi i fundit, që mban titullin “1984”. Ai tregoi se e quajti albumin “1984” sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN