Nisur nga një pyetësor i ri është raportuar se audienca e dyshes Meghan Markle dhe Princit Harry ka rënë ndjeshëm pas intervistës së tyre të bujshme me Oprah Winfrey.
Popullariteti i çiftit ka rënë menjëherë pas akuzave për racizëm brenda familjes mbretërore. Publiku britanik ka reaguar negativisht ndaj intervistës së çiftit, me popullaritetin e Princit Harry që bie 15 pikë që nga transmetimi i intervistës, sipas një sondazhi të ri të ‘YouGov’.
Popullariteti i Meghan gjithashtu ka rënë me 13 pikë në 10 ditët e fundit, tregojnë shifrat nga sondazhi. Ndërkohë pjesa më e madhe e britanikëve vazhdojnë të jenë të dashur me Mbretëreshën Elizabeth, sipas sondazhit.
Princi William dhe gruaja e tij, Kate gjithashtu mbeten shumë të popullarizuar, me rreth tre të katërtat e britanikëve që u japin atyre vlerësime të favorshme.
Ndërsa Princi Andrew mbetet deri tani mbreti më jopopullor nga të gjitha votat e audiencës./revistaw