Pas rikonstruksionit te ndërtesës emblematike të muzeut kombëtar te arsimit në Korçë është evidentuar zhvendosja e instalacionit te ABC-së nga pjesa qendrore e oborrit.
Vepra e shndërruar në simbol të qytetit, ku shkronjat qëndronin mbi fletën e bardhë, tashme është lënë në hije, në pjesën anësore të godinës. Ndryshimi i pamjes historike të monumentit të kulturës ka sjelle indinjatën e ish-drejtorit te muzeut Vladimir Toroveci si te të qytetarëve korçarë.
Mësonjëtorja e Parë Shqipe është monument kulture i kategorisë së parë, e hapur më 7 mars 1887 nga mësuesi patriot Pandeli Sotiri. Pas dëmeve nga tërmeti i qershorit 2019, godina iu nënshtruar restaurimit të plotë, ndërsa pritet të përurohet ditën e shtunë nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti.