MENU
klinika

Nga Artur Zheji

Humbëm Najada Çomon, po pse edhe Tritan Kalon?!

05.03.2021 - 12:20

Çomo do bëhet deputete e Partisë! E pra, “kryekomandantja e përgjithshme e Luftës”, shoqja Najada, sipas “Marshallit” Rama, kryestrategia e Luftës antiCovid, do bëhet pjesë e një “Shtabi”, për një luftë më të madhe…

Në kulmin e pandemisë, komandante Najadën, na e dhuroi Lufta, por ja, na e rrëmbeu politika në kulmin e betejës…

Është pak i trishtë ky zhvillim! Por skemi ç’themi, shqiptarët i duan mjekët ose si i thërrasin ndryshe: “Doktorët”! Madje në kuvendin e Shqipërisë janë zgjedhur shumë të tillë, gjithmonë e jetë, kur i thonë fjalës…

Në të vërtetë, që ishin shumë politike qëndrimet e saja, edhe më parë se sa të “rekrutohej” nga shtabi i përgjithshëm i Partisë socialiste , kjo gjë binte në sy edhe më parë…

Por, më shumë nga gjithçka, trishton dorëheqja, në këto “kohë covidiane”, e të ndershmit Doktor Tritan Kalos!

Tritani Kalo, nuk do të jetë më pjesë e komitetit anticovid! Që do të thotë ky komitet apo ky shtab, apo kjo “Gjë”, rrezikon të bëhet edhe më e pabesueshme…

Për këtë i ndershmi Kalo, akuzon, drejtëpërsëdrejti apo tërthorazi si shkaktare, atë që ai e mbiquan “Pordhitika” dhe “Qeveriu”, që shpërndan shume leka te shoqatat e mjekëve të Partisë, apo të mjekëve të “pordhitikëzuar”…

Pra, dy humbje në të njejtën ditë, e pothuajse sinkron me fjalimin, pafund të gjatë, të Marshallit të Përgjithshëm antiCovid dhe anti-shumëgjëra, Rama.

Të parën, komandante Najadën që e rrëmbeu politika (apo “Pordhitika”, sipas Doktor Kalos) dhe më lart se e Para, apo i Pari jashtë rradhe për nga Mirësia dhe Çiltërsia, humbëm në “Kumandën e përgjithshme” , Tritan Kalon, që përplasi derën ndaj pordhitikës (majtas apo djathtas,) që mesa duket i morri frymën…/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk është koha për t’ju futur politikës”

Najada Çomo kandidate për deputete, Pipero: Lajm i keq për Infektivin!

"Largimi i z.Kalo, goditje për Komitetin e Ekspertëve"

Kandidimi i Najada Çomos për PS, Nazarko: Rama do të freskojë ekipin qeverisë


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore