MENU
klinika

Komentet negative

Ibra stonon në “Sanremo”, tifozët: Merru me futbollin!

05.03.2021 - 14:02

Performanca e Zlatan Ibrahimoviç në Festivalin e Sanremos, ku është bashkë-prezantues i këtij edicioni, nuk ka shkuar ashtu siç shpresonte sulmuesi suedez, i cili është bërë objekt talljesh në rrjetet sociale.

Një nga momentet e shumëpritura nga tifozët, ishte ai ku futbollisti i Milanit do të tregonte talentin e tij edhe si këngëtar, përkrah Sinisha Mihajloviç. Të dy kishin të planifikuar një duet të këngës “Unë, vagabondi”.

Por pas pak çastesh u kuptua qartësisht se talenti i Ibrahimoviç është shumë larg muzikës pasi qartësisht ai dukej në vështirësi, ashtu si Mihajloviç, i cili të paktën arriti të kapte disi notat e refrenit.

Një paraqitje për të cilën sulmuesi është “masakruar” në rrjetet sociale nga tifozët e shumtë që e kanë cilësuar një dështim këtë performancë dhe një spektakël që mund të evitohej nga producentët.

Këta të fundit kanë qenë në qendër të kritikave që kur u mësua se Ibrahimoviç do të përfitonte një shumë të konsiderueshme prej 250 mijë eurosh, të cilat më pas sulmuesi deklaroi se do t’i jepte në bamirësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN