MENU
klinika

“Berati nuk ka vend për ty”

Inxhinieri paralajmëron Ramën: Kujdes! Sot qyteti po masakrohet!

19.03.2021 - 11:53

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një tryezë për trashëgiminë kulturore, ku në qendër ka qenë qyteti historik i Beratit.

Inxhinieri, Pavllo Shkarpa tha se qyteti i Beratit sot po masakrohet, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit që të mos luaje me qytetin historik. Ai tha se nëse Rama nuk e quan veten shërbëtor të Beratit, atëherë ai nuk ka vend në këtë qytet.

Shkarpa kërkoi nga SPAK që të zbardhë aferat korruptive në qytetin e Beratit.

“Ne sot të gjithë që jemi këtu, duam që ky qytet të mos cënohet në emër të asaj që quhet zhvatja, prishje. Ta harrojnë të gjithë që nga kryeministri, që nuk mund të luajë me qytetin e Beratit.

I bëj thirrje kujdes me qendrën historike të Beratit, ti nuk je pronari i Beratit, por je shërbëtori i Beratit. Nëse do të quhesh shërbëtor i Beratit, se ndryshe një ditë atë karrige nuk do ta kesh dhe Berati nuk ka vend për ty, kujdes kujdes me Beratin. Nëse do të futësh dorë në Berat bëhu transparent me ne dhe ne të japim mendimet tona, se ne nuk vijmë nga tenderat, por nga dashuria për qytetin.

Sot Berati po masakrohet. Qendra e sheshit po bëhet një krim, masakër urbane dhe krim ekonomik. I bëj thirrje SPAK-ut të marrë në dorë fatet e qytetit të Beratit, të zbulojë çfarë afere korruptive dhe të ndalet ajo masakër urbanë që bën një krim ekonomik të pastër”, tha ndër të tjera inxhinieri.

Më pas inxhinier Shkarpa u shpreh: “Ju mediokër kuptoni që ne nuk kemi ardhur për tender, por kemi ardhur të mbrojmë këtë qytet që sot po sakatohet. Ne nuk kemi ardhur për vota, por për sensibilizim dhe mbrojte të vlerave të Beratit. Jemi në krah të presidentit për mbrojtje të kushtetutës”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Qeveria aktuale e ka persekutuar këtë qark!"

Flet Salvador Kaçaj: Lezha ime, Besëlidhja e PD-së!


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin