MENU
klinika

Serie A, Java 26

Juve përmbys Lazion, titulli është i mundur

06.03.2021 - 22:45

Juventus ka përmbysur shifrat ndaj Lazios, nga 0-1, në 3-1, duke vijuar me ecurinë pozitive. Kampionët mbajnë vendin e tretë, por tashmë vetëm 1 pikë larg Milanit të vendit të dytë.

Lazio ka gjetur golin e avantazhit ndaj Juventusit në një kundërsulm rrufe, por pasi Kulusevski i fali topin. Correa ka “dehur” me fintet e tij Demiral dhe më pas e ka dërguar topin në rrjetën e bardhezinjve në 14’.

Juventusi gjen rrjetën në minutën e 40-të të pjesës së parë me një supergol nga francezi Rabiot, që në pozicion diagonal, mposht Reina. Por, lëvizje e bukur nga Morata që i lejon francezit të gjendet në pozicion të duhur.

Alvaro Morata ka gjetur golin e 2-1 për Juventusin ndaj Lazios sapo ka nisur pjesa e dytë pas një aksioni të nisur nga Chiesa që ka fituar top thuajse pranë mbrojtjes së Juventusit dhe është nisur duke asistuar për spanjollin. Morata nuk ka falur përpara porte dhe ka gozhduar Reina.

Por, menjëherë më pas, po me penallti Morata ka shënuar edhe golin e tretë dhe të dytin personal sonte. Për Lazion u bë gjithçka shumë e vështirë në Torino. Penalltia u fitua nga kontakti Milinkovic Savic ndaj Ramsey. Përfundon 3-1, Ronaldo zëvendësoi Moratan në mesin e pjesës së dytë, por pa gjetur rrugën e rrjetës.