MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam cikël të çrregullt, çfarë mjekimi të marr?

13.03.2021 - 09:54

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Jam 17 vjeçe. Prej 2 javësh kam gjakderdhje të vazhdueshme të ciklit. Nuk kam bërë vizitë tek mjeku gjinekolog. A mundeni të më këshilloni diçka?

Mjeku:Së pari duhet të bëni një ekografi gjinekologjike. Nëse ajo del pa probleme të veçanta, atëherë një trajtim i shkurtër me medikamente të grupit të kontraceptivëve është efikas.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.