MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam dhimbje të forta të zorrës së trashë, temperaturë dhe gjakderdhje…

02.03.2021 - 08:40

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kam dhimbje të forta të zorrës së trashë, aq sa qahem kur dal jashtë, edhe pse nuk i ha asnjëherë ushqimet e thata. Veç dhimbjeve, kam edhe gjakderdhje e temperaturë. Ju lutem, më ndihmoni me ndonjë këshillë.

Mjeku: Së pari duhet të lehtësoni jashtëqitjen me laksativë. Do t’ju rekomandoja psylloial 20 paketa 2 herë në ditë, 1 paketë të tretur në ujë paradite dhe 1 pasdite. Së dyti, duhet zbuluar shkaku i ankesave tuaja. Për këtë do t’ju rekomandoja analizë gjak komplet dhe urinë, eko abdominale dhe kolonoskopi.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.