MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam një dhimbje të tmerrshme në anën e majtë të kokës…

24.03.2021 - 08:35

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Ka disa ditë që më dhemb koka në anën e majtë, mirëpo së fundmi ndiej edhe djegie brenda. Kam provuar çdo lloj ilaçi, por asgjë nuk ma ndalon dhimbjen. Çfarë të bëj?

Mjeku: Përshëndetje! Dhimbja e kokës mund të ketë origjina të ndryshme, sinusitis, migrena, reumatizmale etj. Dhimbja akute nga sinusitis projektohet në ballë, midis vetullave, në faqe dhe shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, bllokim hundësh, sekrecione me ngjyrë të verdhë ose jeshile nga hundët.

Dhimbja e kokës nga sinusiti kronik mund të riakutizohet në ndërrimin e stinëve dhe shoqërohet edhe me sekrecione në pjesën e pasme të hundës sidomos në mëngjes.

Fillimisht bëhet një vizitë te mjeku i familjes, i cili zakonisht ju drejton tek mjeku ORL për të bërë një diagnozë të saktë dhe nëse duhet më pas edhe një konsultë me mjekun neurolog.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.