“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Kam bërë disa ekzaminime lidhur me tiroiden dhe sipas rezultateve gjendrat i kam në vlera normale, por problemi është se nga rezultatet doli se kisha antitrupa dy herë mbi vlerën normale. Çfarë problemesh mund të sjellë kjo?
Mjeku: Antitrupat janë lëndë që prodhohen në organizëm dhe luftojnë veten e vet, në këtë rast gjendrën tiriode. Ata mund të jenë stimulues (Acorti RTSH) ose frenues (Acorti TPO, Acorti TG). Në rastin e parë këta antitrupa nxisin prodhimin e hormoneve të tiroides dhe në rastin e dytë frenojnë prodhimin e hormoneve të tiroides. Në rastin kur niveli i hormoneve të tiroides është brenda normës, tregon që pavarësisht tyre, tiroidja e ruan funksionin e saj.
Prania e antitrupave në organizëm nuk jep efekte anësore deri në momentin që nuk cenohet funksioni i hormoneve të tiroides.
Megjithatë do të ishte më mirë të ishte përshkruar dhe lloji i antitrupave të rritura. Pacientit i rekomandoj të bëjë matjen e nivelit të hormoneve (TSH, FT4, FT3) çdo 6 muaj dhe matjen e antitrupave çdo 1 vit.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.