MENU
klinika

Rama zbulon emrat

Këta janë kryesuesit e listave të PS në 12 qarqet e vendit

08.03.2021 - 19:34

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar emrat e 12 kandidatëve që do të jenë në krye të listave të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Vihet re se në krye të listave nuk do të jenë drejtuesit politikë të qarqeve, por dominojnë femrat dhe prurjet e reja në PS nga platforma “Deputeti që Duam”.

Kryesuesit e listave të PS në 12 qarqet e vendit:

Edona Bilali – Shkodër
Pranvera Resulaj – Vlorë
Greta Duraku – Kukës
Eni Zake –  Korçë
Lavdrim Krashi – Dibër
Hatixhe Konomi – Berat
Najada Çomo – Luljeta Bozo
Erion Braçe – Fier
Evis Kushi – Elbasan
Mirela Kumbaro – Gjirokastër
Lindita Nikolla – Lezhë
Milva Ekonomi – Durrës

Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste synon 78 mandate nga zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa objektivi maksimal është 88.

Gjatë një konference për media, pak çaste përpara prezantimit të listave të kandidatëve Rama tha se objektivat për mandatet e synuara janë të bazuara në analiza dhe potenciale.

“Objektivi bazë është që të arrimjë 78 mandate dhe maksimali 88 mandate. Nuk janë numra si ato të filxhaneve por bazuar në analiza, potenciale dhe natyrisht të gjitha këto do të thosha, lidhen me projeksione që mbështeten në strategji, taktika dhe një sërë komponentësh të tjerë”, deklaroi Rama.