MENU
klinika

Shenjat dhe simptomat

Kujdesi që duhet të tregoni për të shmangur lindjen e parakohshme

04.03.2021 - 09:00

Shenjat dhe simptomat nga të cilat duhet të bëni kujdes, pasi rrezikoni lindjen e parakohshme janë:

-Kontraktimet e mitrës, ndoshta pa dhimbje, që duken si shtrëngime në bark;

-Kontraktime të shoqëruara me dhimbje fundshpine apo rëndesë në pjesën e poshtme të legenit dhe në pjesën e sipërme të kofshëve;

-Ndryshime të sekrecioneve vaginale, si njolla të zbehta apo gjakderdhje e lehtë, ujë që rrjedh nga vagina ose sekrecione të trasha të përziera me gjak.

Nëse keni më shumë se gjashtë kontraktime në orë, që zgjasin më pak se 45 sekonda, edhe pse mund të mos ndieni dhimbje, kontaktoni mjekun ose maternitetin ku shkoni për kontrolle. Veçanërisht e rëndësishme është nëse keni gjakderdhje vaginale të shoqëruar me shtrëngime apo dhimbje barku.

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”